OBSH-ja: NE DO TË QËNDROJMË NË GAZË PAVARËSISHT KËRKESËS PËR EVAKUIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 11
- 1 min read

Gazë | “OBSH-ja është e tronditur nga urdhri i fundit për evakuim, i cili, bën thirrje që një milion njerëz të zhvendosen nga Qyteti i Gazës në një të ashtuquajtur zonë humanitare në jug të përcaktuar nga Izraeli”, shkroi shefi i OBSH-së.
“Zona nuk ka as madhësinë dhe as gamën e shërbimeve për të mbështetur ata që janë tashmë atje, e lëre më të sapoardhurit”, tha ai.
“Pothuajse gjysma e spitaleve funksionale janë në Qytetin e Gazës”, shtoi ai, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke përfshirë një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe atyre të ndaluar në mënyrë arbitrare, dhe sigurimin e mbrojtjes së kujdesit shëndetësor, punonjësve humanitarë dhe civilëve në territorin palestinez.
“Kjo katastrofë është shkaktuar nga njeriu dhe përgjegjësia është e të gjithëve ne”, përfundoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments