NËNA E DISIDENTIT RUS ALEKSI NAVLNI (ALEXEI NAVALNY) THA SE DËSHIRON QË ATA QË JANË PËRGJEGJËS PËR VRASJEN E TIJ TË DËNOHEN; BOTA E DI SE KUSH E KA URDHËRUAR; POR DUHET TË NJOHË EDHE EKZEKUTORËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 16
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Nëna e disidentit rus Aleksi Navlni (Alexei Navalny), i cili, vdiq në burg një vit më parë, tha se dëshiron që ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij të dënohen.
“Ne duam të shohim të ndëshkuar ata që kryen këtë vrasje, ata që nuk e ndihmuan atë dhe jam e sigurt se një ditë e vërteta do të fitojë”, tha znj. Liudmila Navalnaia (Lyudmila Navalnaya), për agjencinë e lajmeve “AFP”, mezi duke mbajtur lotët, teksa vizitoi varrin e djalit të saj.
“E gjithë bota e di se kush e ka porositur këtë. Por ne duam gjithashtu që ai të dijë se cilët ishin autorët dhe lehtësuesit”, shtoi nëna e udhëheqësit të vdekur të opozitës, një kritike e madhe e presidentit Vladimir Putin dhe regjimit të tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments