top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË VALENCIA MË SHUMË SE 200 TË VDEKUR: NUMRI I TË ZHDUKURVE ËSHTË I PAQARTË | ALARMI I KUQ NË ANDALUZI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 1, 2024
  • 1 min read
ree

Valencia, Mbretëria e Spanjës | Në Valencia, njerëzit ende po gërmojnë në baltë për të kërkuar të mbijetuarit tre ditë pas katastrofës së shkaktuar nga Dana.

 

Numri i të vdekurve tani i kalon 200. Emergjenca mbetet e lartë, me rreth 366000 banorë pa ujë të pijshëm dhe 50000 në errësirë.

 

Më shumë polemika për vonesën e alarmit. Në një tunel zjarrfikësit gjetën viktima brenda 30-40 makinave.

 

Finalja e kampionatit botëror MotoGP nuk do të mbahet në Valencia.

 

Agjencia Shtetërore Meteorologjike (Aemet) ka aktivizuar alarmin e kuq për reshje shiu në bregdetin e Huelva dhe në rajonet e Arévalo dhe Kondados (Condado), deri në orën 15:00.

 

Prandaj, 112 e rajonit të Andaluzisë ka kërkuar kujdes maksimal në Huelva dhe shmangien e udhëtimeve.

 

Kujdes ekstrem me DANA në Huelva. Paralajmërim i kuq për vëzhgimin e shiut në brigjet e Huelva, Andévalo dhe Kondados. Mbroni veten. Shmangni udhëtimet”, ka treguar shërbimi i urgjencës përmes profilit të tij në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Për shkak të mungesës së ujit për shkak të plasjes së tubave nga vërshimet, në disa komuna nuk mund të vazhdohet me pastrimin e baltës e cila ndërkohë është tharë.

 

500 ushtarë të tjerë do t'i bashkohen sot mbi 1200 të përfshirë në emergjencën në rajonin ku pritet ardhja e ministrit të Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska.

 

Prioriteti është garantimi i nevojave bazë, si uji, ushqimi dhe ilaçet, për popullsinë e prekur.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page