NË MUAJIN KORRIK BASHKIMI EVROPIAN DO TË LËSHOJË NJË APLIKACIONI PËR KONTROLLIN E MOSHËS SË TË MITURVE NË MEDIAT SOCIALE VIRTUALE | PLATFORMAT DO TË DUHET TA PËRDORIN ME DETYRIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Komisioni i BE-së do të lançojë një aplikacion të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve në internet në muajin korrik, me qëllim forcimin e mbrojtjes së të miturve në mediat sociale”.
“Mbrojtja e të miturve është një përparësi për ne”, tha zv/presidentja për Dixhitalin, Henna Virkkunen, në një intervistë me gazetën Kohërat Financiare (Financial Times), duke premtuar më shumë veprime kundër platformave që nuk vendosin garancitë e kërkuara.
“Aplikacioni - i cili parashikon portofolin e identitetit dixhital të planifikuar për fundin e vitit 2026 - mund të zbatohet nga vendet e BE-së dhe të përdoret nga platformat për të verifikuar nëse përdoruesi është mbi 18 vjeç pa pasur nevojë të zbulojë informacione të mëtejshme rreth identitetit të tij ose të saj, duke respektuar privatësinë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments