NË MBRETËRINË E BASHKUAR NJË KËSHILL QYTETI VENDOSI QË NDËRTESAT MBI 5 METRA TË LARTA DO TË DUHET TË KENË TULLA PËR FOLEZIMIN E BLETËVE TË VETMUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Braiton & Houv (Brighton & Hove), Ist Suseks (East Sussex), Mbretëria e Bashkuar | Ndërtesat e reja mbi 5 metra të larta duhet të përfshijnë tulla bletësh.
Këto tulla të projektuara posaçërisht vendosen direkt në mure dhe ofrojnë hapësira folezimi për bletët e vetmuara, të cilat, përbëjnë shumicën e specieve të bletëve.
Ndryshe nga bletët e mjaltit, bletët e vetmuara nuk jetojnë në koshere.
Ato mbështeten në zgavra të vogla në mure, tokë ose ndërtesa të vjetra për të lëshuar vezët e tyre.
Ndërsa qytetet rriten dhe strukturat e vjetra zëvendësohen, këto vende natyrore folezimi janë zhdukur me shpejtësi.
Tullat e bletëve ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë dhe me kosto të ulët. Ato instalohen gjatë ndërtimit dhe mbeten pjesë e ndërtesës përgjithmonë, duke ndihmuar në mbështetjen e biodiversitetit urban pa zënë hapësirë ose tokë shtesë.
Kjo kërkesë vjen nga një politikë planifikimi vendore e prezantuar nga Këshilli i Qytetit të Braiton & Houv (Brighton & Hove) - nuk është një ligj mbarëkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërsa qytete të tjera po diskutojnë masa të ngjashme, ai mbetet një nga të parët qytete që e bën të detyrueshme.
Mbështetësit thonë se është një mënyrë e zgjuar për të përshtatur qytetet për të ardhmen dhe për të mbrojtur pjalmuesit jetësorë.
Kritikët vënë në pikëpyetje ndikimin afatgjatë. Por një gjë është e qartë; bletët janë thelbësore; dhe ky qytet vendosi të veprojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments