NË AKSIN RRUGOR “QAFË KASHAR-RINAS” U ARRESTUAN ARBËR HASA DHE JOLDI PECA BANUES NË VORË | TREGTARË ARMËSH ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 9
- 2 min read

Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arbër Hasa, me moshë 19 vjeç.
2- Z. Joldi Peca, me moshë 20 vjeç (të dy banues në Vorë).
Ata akuzohen si tregtarë armësh zjarri.

Njoftim | Tiranë/Hetime proaktive dhe inteligjencë policore, me objektiv goditjen e grupeve kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Silent”.
Sekuestrohen 4 pistoleta dhe 3 armë të ftohta.
Furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri, të cilat modifikoheshin me silenciatorë, arrestohen 2 shtetas.
Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë dhe të ndjekur në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni “Silent”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, shtetasit A. H., 19 vjeç dhe J. P., 20 vjeç, të dy banues në Vorë.
Atyre iu gjetën 4 armë zjarri pistoleta, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, pas modifikimit me silenciatorë. Në momentin e arrestimit, në automjet u gjet dhe 1 mjet prerës (thikë).
Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shokut të të arrestuarve, shtetasit G. Sh., 49 vjeç.
Në këtë ambient u gjetën 1 dorezë metalike dhe 1 shkop gome.
Për posedim të kundërligjshëm të këtyre sendeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments