top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NUMRI I NJËQINDVJEÇARËVE NË JAPONI PO RRITET: KA MË SHUMË SE 95000 | POTHUAJSE 90% JANË GRA: NJË REKORD QË KA ARDHUR DUKE U RRITUR PËR 54 VJET ME RADHË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2024
  • 1 min read
ree

Tokio, Japoni | Numri rekord i njëqindvjeçarëve në Japoni është përditësuar, duke u rritur për 54 vjet rresht.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Tokios, të botuara në javën që feston Ditën e Respektit për të Moshuarit, njerëzit mbi 100 vjeç që nga 1 shtatori ishin pak më shumë se 95100, me një rritje prej 2980 njësi krahasuar me vitin e kaluar.

 

Nga këto, gratë përfaqësojnë mbi 88% të totalit, me 83958 persona, ndërsa meshkujt njëqindvjeçarë janë 11161.

 

Aktualisht gruaja më e vjetër në Japoni është Itooka Tomiko, 116 vjeçe, nga qyteti i Ashija (Ashiya).

 

Ministria japoneze deklaroi gjithashtu se në vitin 2023 jetëgjatësia në vend u rrit në 87.14 vjet për gratë dhe në 81.09 për burrat, duke u rritur për herë të parë në tre vjet, falë lehtësimit të ndikimit të Covid-19.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page