TËRMET ME MAGNITUDË 5.8 BALLË NË ISHUJT IZU TË JAPONISË: PARALAJMËRIM PËR CUNAMI | HIPOQENDRA E GODITJES ISHTE RRETH 50 KM NË THELLËSI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 24, 2024
- 1 min read
Tokio, Japoni | Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar në brigjet e ishujve Izu të Japonisë dhe është lëshuar një paralajmërim lokal për cunami.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ka ndodhur në orën 8:14 me orën lokale (1:14 në Shqipëri).
Hipoqendra e goditjes ndodhej rreth 50 km në thellësi, ndërsa epiqendra në jug të ishullit Aogashima.
Për momentin nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë dëmtim të njerëzve apo objekteve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments