top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË NË 10 VETA ËSHTË MËNGJARASH DUKE PËRFSHIRË PRESIDENTËT DHE FITUESIT E ÇMIMIT NOBEL: NJË NGA GJENITË MË TË MËDHENJ TË NJERËZIMIT LEONARDO DA VINÇI ISHTE MËNGJERASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14, 2024
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Ata përfshijnë presidentë dhe fitues të çmimit Nobel, artistë të të gjitha llojeve: një në 10 njerëz në botë është mëngjarash.

 

Por kjo nuk është më një stigmë dhe kurset korrigjuese i përkasin të shkuarës.

 

Mes tyre janë tre presidentët amerikanë Barack Obama, Bill Klinton dhe Xhorxh (George) Bush senior, fituesi i çmimit Nobel për Fizikë Albert Anjshtain (Einstein), i cili revolucionarizoi konceptin tonë për kohën dhe hapësirën, por edhe aktori Çarli Çaplin (Charlie Chaplin) dhe ai që konsiderohet një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit, Leonardo Da Vinçi (Vinci).

 

Ose, duke mbetur në ditët e sotme, aktorja Anxhelina Zholi (Angelina Jolie), këngëtarja Ledi (Lady) Gaga, reperi Fedez, etj.

 

Të gjithë këta njerëz të njohur, si shumë njerëz të tjerë, kanë një shenjë të përbashkët: janë mëngjarashë, pra përdorin dorën e majtë si dominuese në vend të të djathtës.

 

Për t'i festuar, më 13 gusht, atyre iu kushtua një ditë ndërkombëtare, Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve, e themeluar në vitin 1992 nga Klubi i Mëngjarashëve në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Nuk mungojnë specifikat për mëngjarakët, pozitive dhe negative sipas shkencës.

 

Disa mund të konsiderohen ingranazhe shtesë. Ata i mbajnë mend më mirë ngjarjet, domethënë kanë një memorie më të mirë episodike, sipas një studimi të vitit 2001, sepse hemisferat e tyre cerebrale janë më të lidhura ngushtë, ata janë më të aftë në matematikë, në zgjidhjen e problemeve komplekse sesa në aritmetikë të thjeshtë.

 

Studim i vitit 2017 ku janë përfshirë 2314 studentë italianë.

 

Sipas një studimi tjetër të vitit 2017, ata kanë një avantazh edhe në sportet interaktive, si pingpong apo bejsbolli, të cilat kërkojnë reaktivitet.

 

Nga pikëpamja shëndetësore, ata kanë një rrezik më të madh të kancerit të gjirit, por nga ana tjetër një avantazh për shembull për rikuperimin pas goditjes në tru dhe në përgjithësi sëmundjet pas trurit.

 

Ata janë gjithashtu në gjendje të mendojnë më shumë jashtë kutisë kur vjen puna për të gjetur zgjidhje për problemet.

 

Sigurisht që nuk është aspak e lehtë, edhe sot, të jesh mëngjarash në një botë më së shumti të përshtatshme për djathtas, por paragjykimet në krahasim me të kaluarën duket se janë larguar.

 

Madje edhe artisti Franko (Franco) Battiato, po ashtu mëngjarash, i ka kushtuar në një këngë: “Dhe Paganini e dinte mirë, se djalli është mëngjarash e i poshtër dhe i bie violinës”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page