NJË DJALË 3-VJEÇAR PALESTINEZ U VRA NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 2
- 1 min read

Gazë | Një djalë trevjeçar palestinez u vra nga trupat izraelite në zonën al-Mauasi të Gazës jugore, pranë qytetit Kan Junis (Khan Younis).
“Sulmi ndodhi jashtë zonave të vendosjes së ushtrisë izraelite në jug të Gazës”.
Kështu thanë burime në Kompleksin Mjekësor Nasser, për entin mediatik “Al Jazeera”.
“Viktima ishte një djalë 3-vjeçar me emrin Iad (Iyad) Ahmed Naeem al-Raba'i”.
Kështu raportoi agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”.
“Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, Izraeli ka vrarë më shumë se 500 palestinezë në Gaza dhe ka plagosur 1400 të tjerë”.
E thënë kjo, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë - të kontrolluar nga organziata terroriste Hamas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments