top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NGA TELESKOPI WEBB ERDHI FOTOGRAFIA MË E MADHE E UNIVERSIT KU PARAQITEN 800 MIJË GALAKTIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read
Grupi më i madh i galaktikave të përfshira në pamjen e universit të prodhuar nga JWST (ESA/Webb, NASA & CSA, G. Gozaliasl, A. Koekemoer, M. Franco dhe ekipi i COSMOS-Web).
Grupi më i madh i galaktikave të përfshira në pamjen e universit të prodhuar nga JWST (ESA/Webb, NASA & CSA, G. Gozaliasl, A. Koekemoer, M. Franco dhe ekipi i COSMOS-Web).

Uashington, Amerikë | Gati 800000 galaktika dhe një kërcim prapa në kohë prej 13.5 miliardë vjetësh.


Kjo është fotografia e pabesueshme, më e madhja dhe më e detajuara ndonjëherë, e bërë nga Teleskopi Hapësinor James Webb.


Quhet Cosmos-Web Field, është një ribotim i fushës së famshme të thellë të marrë nga teleskopi Hubble në vitin 2012, por është mbi 250 herë më i madh.


U krijua duke përdorur pamje të marra gjatë 255 orëve nga një bashkëpunim ndërkombëtar kërkimor i udhëhequr nga znjsh. Keitlin Kasei (Caitlin Casey), nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara, dhe nga z. Xheihan (Jeyhan) Kartaltepe, nga Instituti i Teknologjisë Rochester në Jorkun e Ri.


Rezultati u dorëzua në revistën “Astrophysical Journal dhe Astronomy & Astrophysics”.


Imazhi shfaqet si një foto e thjeshtë e qiellit me yje, por duke e zmadhuar atë, ju hyni fjalë për fjalë brenda, çdo pikë e bardhë transformohet në galaktika dhe madje edhe vendet më të errëta zbulojnë gradualisht praninë e objekteve kozmike të çdo forme dhe ngjyre.


Është pafundësia e universit e kapur në një pamje të vetëme që bën që fotot e ngjashme të marra nga teleskopi Hubble të duken si imazhe të thjeshta të qiellit të errët.


Nëse do të kishim një printim të Fushës Ultra të Thellë Hubble në një fletë të rregullt letre, imazhi ynë do të ishte pak më i madh se një mural 4 metra me 4 metra i gjerë në të njëjtën thellësi. Pra, është vërtet çuditërisht i madh”, tha znjsh. Kasei (Casey).


Imazhi i ri i fushës së thellë të universit është projektuar për të kapur të gjitha objektet më të zbehta të dukshme në distancë në një pikë të errët specifike të kozmosit, është gjithashtu një minierë ari informacioni për ta kuptuar atë.


Fusha Cosmos-Web mbulon një pjesë të qiellit pak më të madhe se sipërfaqja e 7.5 hënave të plota dhe daton 13.5 miliardë vjet më parë, pikërisht kur mjegulla e errët primordiale që mbështjellte Universin e hershëm po fillonte të hollohej dhe u shfaqën galaktikat e para.


Surpriza e madhe është se ne shohim rreth dhjetë herë më shumë galaktika sesa pritej”, shtoi znjsh. Kasei (Casey).


Në këto vite të para të funksionimit, teleskopi Webb në fakt po ofron informacione të reja të vlefshme në shumë fusha të kozmologjisë dhe gjithashtu të dhëna, të tilla si ekzistenca e galaktikave shumë më herët sesa supozohet nga modelet aktuale që mund të çojnë në rishkrimin e disa prej teorive mbi evolucionin e university.

Gjashtë nga galaktikat e dukshme në foton e universit. Nga lart majtas, moshat e tyre variojnë nga 3, 4.8, 9 dhe 10 miliardë vjet.
Gjashtë nga galaktikat e dukshme në foton e universit. Nga lart majtas, moshat e tyre variojnë nga 3, 4.8, 9 dhe 10 miliardë vjet.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page