NE VJEDHIM POR JEMI TË NDERSHËM: HAJDUTËT E NAPOLIT IA KTHYEN QENUSHIN QË I VODHËN NË BANESË VAJZËS ME AFTËSI TË KUFIZUARA | BABAI I SAJ FALENDEROI HAJDUTËT POR EDHE ITALINË PËR SENSIBILIZIMIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2024
- 1 min read
Napoli, Itali | Vajza 12-vjeçare me aftësi të kufizuara, të cilës, qenushi spitz gjerman iu vodh të shtunën e kaluar në Açerra (Acerra), të Napolit, është ribashkuar me Mauin, qenushin e saj.
Kështu ka thënë babai i vajzës, Rosario, duke nënvizuar se mbrëmjen e djeshme vonë ka marrë një telefonatë anonime në të cilën hajdutët deklarojnë se e kishin lënë qenin pranë portës.
“Thanë me theks të huaj se po e kthejnë për vogëlushen”, tha z. Rosario.
“E patë që jemi hajdutë, por të ndershëm”, i thanë hajdutët z. Rozario.
“Italia u trondit për vajzën time Miriamin, kështu që ma kthyen. Faleminderit nga zemra për të gjithë, vajza ime po qan nga lumturia”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments