top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NANSI (NANCY); FRANCA LINDORE | PRESIDENTI FRANCEZ EMANUEL MAKRON DHE KRYEMINISTRI POLAK DONALD TUSK NËNSHKRUAN TRAKTATIN E RI FRANCË-POLONI | KAPITULL I RI MIQËSIE HAPET PËR NJË EVROPË MË SOVRANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri polak Donald Tusk kanë nënshkruar zyrtarisht një traktat miqësie në Nansi (Nancy), në Francën lindore, për të forcuar partneritetin midis dy vendeve, një shenjë e peshës në rritje të Polonisë në Evropë, një vend kyç në kufirin lindor përballë Rusisë.

 

Në një mesazh të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), presidenti Makron përshëndet hapjen e një kapitulli të ri në miqësinë mes dy vendeve, një partneriteti më të fortë, në shërbim të një Evrope më sovrane.

 

Presidenti Makron i bëri gjithashtu homazh qytetit të Nensit (Nancy), një qytet kujtese që ilustron lidhjet e thella midis Polonisë dhe Francës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page