top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MJEKËT PA KUFIJ (MSF) BOTUAN RAPORTIN E RI: NDIKIMI KATASTROFIK I KUFIZIMEVE IZRAELITE NË SHËNDETIN FIZIK DHE MENDOR TË POPULLSISË PALESTINEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2024
  • 3 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Lëndimet fizike, traumat psikologjike dhe aksesi i kufizuar në kujdesin mjekësor janë një realitet i përditshëm për shumë palestinezë që jetojnë në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor dhe zonat përreth.

 

Kështu deklarojnë Mjekët pa Kufij (MSF), të cilët sot publikojnë raportin e ri “Jetët e pushtuara: rreziku i zhvendosjes së detyruar të palestinezëve në Hebron”, mbi vështirësitë në rritje për banorët e Hebronit për të aksesuar kujdesin mjekësor për shkak të kufizimeve të vendosura nga forcat izraelite dhe dhuna e ushtruar nga ushtarët dhe kolonët izraelitë.

 

Kufizimet e lëvizjes, ngacmimet dhe dhuna nga forcat izraelite dhe kolonët po u shkaktojnë vuajtje të pamasë dhe të panevojshme palestinezëve në Hebron. Kjo ka një ndikim katastrofik në shëndetin e tyre mendor dhe fizik”, thotë Frederieke van Dongen, kreu i MSF për çështjet humanitare.

 

Farmacitë kishin mungesë të barnave, klinikat mjekësore në të gjithë provincën e Hebronit u detyruan të mbylleshin dhe ambulancat që transportonin të sëmurët dhe të plagosurit u penguan në rrugën e tyre ose u sulmuan.

 

Përballë kufizimeve të lëvizjes dhe kërcënimit të dhunës, shumë njerëz që kanë nevojë për kujdes mjekësor vonojnë vizitat ose detyrohen të ndërpresin fare trajtimin.

 

Për më tepër, familjet në Hebron po përballen me vështirësi të rënda ekonomike: ata kanë humbur shumë nga mjetet e tyre të jetesës dhe e kanë gjetur veten të detyruar të pezullojnë sigurimin e tyre shëndetësor, të kufizojnë konsumin e ushqimit ose të heqin dorë nga barnat thelbësore sepse nuk mund t'i përballojnë më ato.

 

Dëshmitë e pacientëve dhe komuniteteve palestineze të mbështetura nga MSF dhe të mbledhura në raport, ilustrojnë se si kufizimet e lëvizjes të vendosura nga Izraeli kanë pasoja në aksesin e popullsisë në kujdesin mjekësor dhe një ndikim shkatërrues në mirëqenien e tyre fizike dhe psikologjike.

 

Në zonën H2, një nga zonat më të vështira për t'u aksesuar në Bregun Perëndimor, 21 pika kontrolli të përhershme të operuara nga forcat izraelite kontrollojnë lëvizjet e banorëve palestinezë dhe pengojnë aksesin e punonjësve shëndetësorë në zonë.

 

Për dy muaj pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, klinikat e Ministrisë së Shëndetësisë në zonën H2 qëndruan të mbyllura dhe vetëm një objekt mundi të hapej.

 

Shumica e personelit mjekësor nuk u lejuan të kalonin pikën e kontrollit izraelit në H2.

 

Aktualisht nuk ka asnjë klinikë që funksionon brenda zonës H2 dhe, edhe nëse do të kishte, banorët do të jetonin me frikën se mos vdisnin për të marrë ilaçe. Ju nuk mund të sëmureni këtu, ne nuk mund ta përballojmë atë”, tha një anëtar i stafit të MSF-së, banor në H2, kur në muajin nëntor të vitit 2023 forcat izraelite bllokuan hyrjen në atë zonë për të gjithë stafin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për rrjedhojë edhe për pacientët.

 

Në muajt menjëherë pas sulmeve të 7 tetorit, kufizimet e trafikut dhe incidentet e dhunës në zonën H2 të qytetit të Hebronit ishin aq intensive sa pacientët u detyruan të ngjiteshin mbi gardhe dhe çati, duke rrezikuar jetën e tyre, vetëm për të pasur kujdes mjekësor”, tha më tej z. Van Dongen i MSF.

 

Sipas stafit të MSF-së, kërcënimi i vazhdueshëm i dhunës e rëndon shëndetin mendor të njerëzve.

 

Kur ushtarët sulmojë shtëpitë natën, fëmijët e mi dhe gruaja ime fshihen pas meje për t'u mbrojtur, por unë nuk mund t'i mbroj”, thotë një pacient palestinez nga Masafer Jata (Yatta), në zonën e Kodrave të Hebronit Jugor.

 

Ata kanë fuqinë në duart e tyre, mund të bëjnë çfarë të duan”, tha ai.

 

Raporti i MSF hedh dritë edhe mbi zhvendosjen e detyruar në provincën e Hebronit.

 

Politikat dhe praktikat gjithnjë e më të dhunshme nga autoritetet dhe kolonët izraelitë po shtyjnë një numër gjithnjë në rritje të familjeve palestineze të largohen nga shtëpitë e tyre - një zhvendosje efektive e detyruar.

 

Raporti përshkruan se si, që nga tetori i vitit 2023, ekipet e MSF-së i janë përgjigjur nevojave urgjente të më shumë se 1500 palestinezëve në Hebron, të cilët janë detyruar të largohen me forcë nga fshatrat e tyre, ku u janë shkatërruar shtëpitë dhe pronat personale.

 

Pavarësisht përgjegjësive të tyre si fuqi pushtuese, autoritetet izraelite nuk i kanë respektuar detyrimet e tyre ndaj popullit palestinez”, përfundon z. Van Dongen i MSF.

 

Politikat izraelite të zbatuara në Hebron tashmë kanë pasoja të mëdha në shëndetin fizik dhe mendor të palestinezëve.


MSF u bën thirrje autoriteteve izraelite të sigurojnë akses të papenguar në kujdesin mjekësor dhe shërbime të tjera thelbësore, të mbrojnë palestinezët nga zhvendosja e detyruar dhe të lehtësojnë kthimin e sigurt të komuniteteve të zhvendosura në shtëpitë e tyre”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page