MINISTRJA E JASHTME E FINLANDËS: UKRAINA MUND TË SULMOJNË RUSINË ME ARMËT TONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29, 2024
- 1 min read
Helsinki, Finlandë | “Ukraina mund të sulmojë Rusinë me armë të dhëna nga Finlanda”, deklaroi ministrja e Jashtme Elina Valtonen - raporton gazeta Uusi Suomi.
“Finlanda nuk ka vendosur ndonjë kufizim të veçantë për ndihmën e saj për Ukrainën, por hamendëson se materiali do të përdoret në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Rusia po zhvillon një luftë të paligjshme agresioni në Ukrainë dhe Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Këtu përfshihen edhe sulmet kundër objektivave ushtarake në territorin e sulmuesit që janë të nevojshme për vetëmbrojtje”, tha ministrja Valtonen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































