top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E DREJTËSISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ALBULENA HAXHIU NËNSHKROI KËRKESAT E EKSTRADIMIT PËR RIGELS RAJKUN (NOIZY); BAHTJAR BAJRAKTARIN (DJ CRAX); ARKIMED LUSHAJN (STRESI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7, 2024
  • 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës Albulena Haxhiu nënshkroi kërkesat e ekstradimit për:

1- Z. Rigels Rajku (i njour si Noizy).

2- Z. Bahtjar Bajraktari (i njohur si DJ Crax).

3- Z. Arkimed Lushaj (i njohur si Stresi).

 

Shkresat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet.

 

Këtë akt procedurial penal e ka konfirmuar për mediat edhe këshilltari i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni.

 

Ministrja Albulena Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre subjekteve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në drejtim të autoriteteve të Republikës së Kosovës, për t’u përballur me akuzat për ushtrimin e dhunës fizike ndaj z. Muhamed (Medi) Iseni dhe kunatit të tij.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page