MINISTRI UKRAINAS I MBROJTJES RUSTEM UMEROV: GATI PËR TAKIM POR MOSKA DUHET TË NA JAPË MË PARË NJË MEMORANDUM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina thotë se është gati për bisedime të reja me Rusinë, por dëshiron të marrë më parë memorandumin e Moskës për të siguruar që çdo takim më 2 qershor në Stamboll të jetë i suksesshëm.
“Ne nuk kundërshtojmë takime të mëtejshme me rusët dhe presim memorandumin e tyre, në mënyrë që takimi të mos jetë bosh dhe të na afrojë vërtet me fundin e luftës.
Pala ruse ka të paktën katër ditë të tjera para nisjes për të na paraqitur dokumentin e saj për shqyrtim”, shkroi Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments