MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES KROSETO (CROSETTO): ËSHTË KOHA PËR NJË PAKT TRANSVERSAL NË NATO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 13, 2024
- 1 min read
Updated: Jun 20

Romë, Itali | Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (Crosetto), rithekson në një intervistë për gazetën italiane “Foglio” se është pro rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes së Italisë, me kusht që megjithatë të ketë dy risi brenda Europës.
Sipas Ministrit Kroseto (Crosetto), beteja e parë transversale duhet të ketë të bëjë me ndarjen totale të shpenzimeve të mbrojtjes nga Pakti i Stabilitetit.
Beteja e dytë duhet të ketë të bëjë me krijimin e një mekanizmi evropian të aftë për të garantuar norma më të ulëta për të gjitha vendet që përdorin borxhin publik për të rritur shpenzimet ushtarake.
“Nëse të gjithë kanë të njëjtin detyrim dhe nëse duhet të shpenzoni më shumë për të përmbushur këtë detyrim, mund të prisni që Evropa të ofrojë mbështetje për të siguruar emetimin e atij borxhi”, tha ministri Korseto (Crosetto).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments