top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): NDËRHYRJA E NATO-s NË KOSOVË KA PËRFAQËSUAR NJË SHTYLLË TË PAQES DHE DEMOKRACISË NË BOTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 18, 2024
  • 2 min read

Updated: Jun 20

ree

Romë, Itali | Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka përfaqësuar një shtyllë të paqes dhe demokracisë në botë”, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (Crosetto), i cili foli në konferencën e organizuar me rastin e njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës në Qendrën e Studimeve të Larta për Mbrojtjen (Centro Alti Studi per la Difesa - Casd) në Romë.

 

Roli që çdo demokraci duhet të luajë jashtë kufijve të saj - tha ministri Kroseto (Crosetto) - është mbrojtja e vlerave të paqes dhe lirisë, një vlerë që mbrohet edhe përmes parandalimit.

 

Ministri italian i Mbrojtjes më pas u ndal në rrugën e ndërlikuar të çlirimit të Kosovës, e cila, duhet të japë një ide, se sa të gjata dhe komplekse janë rrugët e paqes, siç do të jetë edhe në tokat ukrainase të pushtuara nga Rusia.

 

Në këto 25 vite - vazhdoi ministri Kroseto (Crosetto) - në Kosovë kemi mësuar të flasim me grupe dhe mentalitete të ndryshme etnike, me fe të ndryshme dhe të gjejmë mënyrën për t’i respektuar të gjithë. Sot është një moment reflektimi i dyfishtë: nga njëra anë shikojmë vështirësitë që kemi përjetuar dhe ato që kemi përpara, nga ana tjetër se sa ka ndryshuar Kosova në vitet e fundit.

 

Së fundi, ministri Kroseto (Crosetto) përsëriti se si në këto dy dekada Italia ka mësuar, përmes Kosovës, të merret me grupe dhe mentalitete të ndryshme etnike, me fe të ndryshme dhe të gjejë një mënyrë për t'i respektuar të gjithë.

 

Kjo - përfundoi ministri italian i Mbrojtjes - është një përpjekje që duhet t'u besohet njerëzve që kanë aftësi dhe kjo aftësi nuk mund të mësohet në shkollë dhe Italia e ka mësuar në dekada të misioneve ndërkombëtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page