MINISTRI ITALIAN I JASHTËM ANTONIO TAJANI: DËNOJ ME FORCË SULMIN E RI RUS KUNDËR CIVILËVE; ITALIA KA QENË GJITHMONË NË ANËN E UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Italia dënon me forcë sulmin e ri rus që goditi territorin ukrainas me dronë dhe raketa me qëllimin e vetëm për të goditur popullsinë civile.
Italia ka qenë gjithmonë në anën e Ukrainës. Qeveria vazhdon të punojë me partnerët dhe aleatët për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Ministri italian i Jashtëm Antonio Tajani e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments