top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM TURK HAKAN FIDAN DO TË VIZITOJË (TË ENJTEN) EMIRATET E BASHKUARA ARABE PËR BISEDIME MBI ÇËSHTJE TË NDRYSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Ankara, Turqi | Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të udhëtojë të enjten për në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi çështje të ndryshme, përfshirë planin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për t'i dhënë fund luftës në Gazë.


Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke, gjatë vizitës së tij, Ministri Fidan do të konsultohet me zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe paqe në Gazë, përfshirë planin e shpallur nga Presidenti (Tramp) Trump më 29 shtator.


Përveç konfliktit në Rrip, bisedimet do të mbulojnë edhe Sirinë dhe marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa vëllimi tregtar midis Turqisë dhe Emirateve arriti në rreth 16 miliardë $ në vitin 2024.


Dubai është partneri kryesor tregtar i Ankarasë në rajonin e Gjirit Persik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page