MINISTRI I JASHTËM POLAK RADOSLAU SIKORSKI IU PËRGJIGJ SULMEVE TË MILIARDIERIT ILLN MASK (ELON MUSK) NDAJ BASHKIMIT EVROPIAN DUKE I KËRKUAR TË SHKOJË NË MARS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Varshavë, Poloni | Ministri i Jashtëm polak, Radoslau (Radoslaw) Sikorski, iu përgjigj sulmeve të miliardierit Illn Mask (Elon Musk) ndaj Bashkimit Evropian, duke i kërkuar të shkojë në Mars.
Ndërkohë, shpresat e sipërmarrësit për shfuqizimin e Bashkimit Evropian përmbushen me miratimin e Zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri (Dmitry) Medvedev.
“Shko në Mars”, shkroi Ministri Sikorski në rrjetin social virtual Iks (X), duke komentuar një postim të miliardierit Mask (Musk).
“Në planetin e kuq, ata nuk e censurojnë përshëndetjen naziste”, shton Ministri i Jashtëm polak.
“Pikërisht”, shkroi Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri (Dmitry) Medvedev, nën postimin në rrjetin social virtual Iks (X) të z. Mask (Musk).
Ministri Sikorski më pas ndau pamjen e reagimit të z. Medvedev për të treguar kush përfiton nga e gjithë kjo bisedë anti-Bashkim Evropian për sovranitetin.
“Ata që duan të përfitojnë duke përhapur urrejtje dhe ata që duan të pushtojnë Evropën”, shkroi Ministri Sikorski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments