MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SA'AR: NDIHMA USHTARAKE AMERIKANE DO TË LEJOJË QË PUNA TË PËRFUNDOJË NË GAZA | ADMINISTRATA TRAMP KA MIRATUAR GATI 12 MILIARDË $ NDIHMË USHTARAKE PËR IZRAELIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4
- 1 min read

Jeruzelem, Izerel | Ndihma ushtarake e ShBA-së po i mundëson Izraelit të ketë mjetet që i nevojiten për të kryer punën në konfliktin e tij kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Kështu tha ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, duke falenderuar presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio, pasi ky i fundit nënshkroi një dokument për të përshpejtuar dhënien e ndihmës ushtarake prej rreth 4 miliardë dollarësh për shtetin hebre.
“Ne jemi mirënjohës për veprimet e përshpejtuara për të forcuar sigurinë tonë dhe për të siguruar mbrojtjen tonë”, shkroi ministri Sa'ar në rrjetin social virtual Iks (X).
“Administrata e udhëhequr nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), e cila, mori detyrën më 20 janar 2025, ka miratuar gati 12 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin”, tha sekretari Rubio, duke shtuar se do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për të përmbushur angazhimin afatgjatë të Amerikës për sigurinë e Izraelit, duke përfshirë mjetet për t'iu kundërvënë kërcënimeve të sigurisë.
Sekretari Rubio tha se ai përdori autoritetin e urgjencës për të përshpejtuar dhënien e ndihmës ushtarake për Izraelin që të përkonte me fundin e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










___.png)


















































Comments