MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): NËSE SHBA-ës DUAN MARRËVESHJE NUK DUHET TË KËRKOJNË SHUMË PREJ NESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 27
- 1 min read

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha të premten se, për të arritur një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre të tepërta, pas bisedimeve midis dy palëve në Gjenevë.
Në një telefonatë me diplomatin më të lartë të Egjiptit, Badr Abdelati (Abdelatty), Ministri Aragçi (Araghchi) deklaroi se suksesi në këtë rrugë kërkon seriozitet dhe realizëm nga ana e palës tjetër, duke shmangur çdo llogaritje të gabuar dhe kërkesë të tepërt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments