MILIARDIERI ILLN MASK (ELON MUSK) I QUAJTI PLANET TATIMORE TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) TË NEVERITSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Disa ditë pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si punonjës në administratën e presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump, sipërmarrësi i teknologjisë Illn Mask (Elon Musk) ka sulmuar ashpër planet e republikanit për uljen e taksave.
“Projektligji, i cili, aktualisht ndodhet para Senatit të ShBA-ës, është i skandaloz dhe i neveritshëm”, shkroi z. Mask (Musk) në shërbimin e tij online Iks (X).
Edhe pse z. Mask (Musk) e kishte kritikuar projektligjin më parë, ai ende nuk kishte folur aq ashpër sa këtë herë.
Multimiliarderi dhe kreu i Tesla-s dhe SpaceX e tha fjalë për fjalë se projektligji i buxhetit i Kongresit ishte një neveri.
Z. Mask (Musk) kishte shprehur tashmë zhgënjimin e tij me projektligjin në një intervistë në fund të majit.
Multimiliarderi e kritikoi projektligjin si një fryrje të mëtejshme të borxhit kombëtar të ShBA-ës.
Në një intervistë me entin mediatik “CBS”, ai tha se ishte disi në vështirësi sepse nuk donte të kritikonte administratën - por gjithashtu nuk donte të mbështeste të gjitha vendimet e saj.
Pak më pas, z. Mask (Musk) konfirmoi dorëheqjen e tij nga pozicioni i tij këshillues.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollain Levit (Karoline Leavitt), reagoi ftohtësisht ndaj kritikave të ripërtërira të sipërmarrësit.
“Presidenti e di qëndrimin e Illn Maskut (Elon Musk) për këtë projektligj”, tha ajo.
Megjithatë, presidenti Tramp (Trump) do t'i përmbahet projektligjit të tij të madh dhe të bukur.
Presidenti e ka quajtur zyrtarisht projektligjin e tij “Akti i një Projektligji të Madh dhe të Bukur”.
Presidenti Tramp (Trump) po i kërkon Senatit ta miratojë projektligjin deri në fillim të muajit korrik, pavarësisht shqetësimeve nga republikanët.
Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi masën javën e kaluar.
Zëdhënësi i saj, republikani Maik Xhounson (Mike Johnson), shprehu zhgënjim ndaj kritikave të z. Mask (Musk).
Sipas entit mediatik “Politico”, z. Xhounson (Johnson) u tha gazetarëve se Masku (Musk) ishte tmerrësisht gabim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments