MBËSHTETËSI POLITIK I “MAGA”-s TIM DILLON PRETENDON SE SULMI NDAJ PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ISHTE MASHTRIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Në javët e fundit, ndërsa kritikat ndaj Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) nga mbështetësit e tij kanë arritur kulmin për shkak të luftës së tij kundër Iranit, një teori e re konspiracioni është përhapur në botën e “Maga”-s.
Disa nga mbështetësit e tij më të zjarrtë pretendojnë, në fakt, se Presidenti Tramp (Trump) organizoi atentatin që ndodhi në Batllër (Butler) të Pensilvanisë në vitin 2024, dhe tani po përpiqet ta mbulojë atë, siç bëri me dosjet e pedofilit Xhefri (Jeffrey) Epstein.
“Mendoj se ishte e gjitha një maskaradë”, tha një nga mbështetësit më të fortë të Presidentit Tramp (Trump), Tim Dillon, në emisionin e tij fundjavën e kaluar.
Z. Dillon madje sugjeroi që presidenti amerikan duhet të pranonte organizimin e sulmit për t'u treguar amerikanëve se sa e rëndësishme ishte të votonin për të dhe sa larg ishte i gatshëm të shkonte për ta.
Disa nga këto teori filluan të qarkullonin muaj më parë.
Në nëntor, ish-komentatori i entit mediatik Faks Njuz (Fox News), Takër Karllson (Tucker Carlson), filloi të hamendësonte se Byroja Federale e Hetimit (FBI) ishte disi e përfshirë në mbulimin e të shtënave, duke pretenduar në rrjetin social virtual Iks (X) se Byroja gënjeu për disa detaje.
Javët e fundit, teoria është përhapur gjithnjë e më shumë në mediat sociale virtuale dhe në podkastet e krahut të djathtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments