MBRËMË RUSIA DËSHTOI TË LËSHONTE RAKETËN BALISTIKE RS-24 YARS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 19
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Lëshimi i planifikuar i raketës balistike ndërkontinentale RS-24 Yars nga Rusia mbrëmë nuk u zhvillua”, raportoi në faqen e saj të internetit kompania konsulente ushtarake ukrainase “Defense Express”.
Sipas inteligjencës ushtarake të Kievit (Gur), lëshimi duhej të kryhej nga rajoni i Sverdlovsk-ut, pranë vendbanimit Svobodni, ku ndodhet regjimenti i 433-të i divizionit të 42-të të ushtrisë së 31-të të Forcave Strategjike të Raketave Ruse.
“Megjithatë, diçka shkoi keq, shkruan kompania, duke shtuar se arsyeja… mbetet një mister”.
Tashmë në vitin 2023, kujton enti mediatik “Defense Express”, Rusia dështoi të lançonte saktë RS-24 Yars dy herë radhazi, gjë që devijoi nga kursi i saj i planifikuar.
Përveç kësaj, në fund të muajit shtator të vitit 2024, një raketë balistike ndërkontinentale e rëndë RS-28 Sarmat shpërtheu gjatë lançimit në kozmodromin Plesetsk.
Sipas GUR-it, raketa që Moska kishte ndërmend të lëshonte mbrëmë - disa orë para telefonatës së planifikuar midis presidentëve Vladimir Putin dhe Danlld Tramp (Donald Trump) - hamendësohej të ishte e pajisur me një kokë luftarake stërvitore dhe kishte për qëllim të frikësonte Ukrainën, si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments