MBRETËRIA E SUEDISË ËSHTË GATI T'I SHESË SHTETIT TË UKRAINËS DERI NË 150 AVIONË LUFTARAKË “GRIPEN”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 2 min read

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | “Kjo është një mundësi e madhe për mbrojtjen e Ukrainës, por edhe për industrinë suedeze të mbrojtjes dhe për bashkëpunimin industrial midis Suedisë dhe Ukrainës.
Suedia është një nga vendet në botë që kontribuon më shumë në mbrojtjen e Ukrainës”, tha Kryeministri suedez Ulf Kristersson në një konferencë për shtyp në selinë e kompanisë suedeze të mbrojtjes “Saab”.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ndodhet sot në Suedi për të vizituar selinë e “Saab”-it dhe nënshkroi një letër-qëllimi për blerjen e 100 deri në 150 avionëve luftarakë bombardues Gripen për Forcën Ajrore Ukrainase.
“Në vend që të ushtrojë presion mbi Ukrainën, e gjithë bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë.
Bota e lirë duhet të rrisë presionin politik, ekonomik dhe ushtarak mbi Presidentin Putin për t'i dhënë fund kësaj lufte brutale”, tha Kryeministri Kristersson.
Duke folur para një avioni luftarak bombardues “Jas 39 Gripen E” të gjeneratës së fundit, Kryeministri Kristersson theksoi gjithashtu rëndësinë e industrisë ushtarake suedeze në kontekstin e NATO-s dhe Evropës.
“Ne kemi ndërtuar një aftësi unike në këtë vend që pak aleatë të tjerë të NATO-s e kanë.
Ky avion i ri që shihni pas nesh nuk është vetëm një burim krenarie për Suedinë, por edhe një aftësi unike suedeze për të kontribuar në sigurinë e Ukrainës, Evropës dhe Suedisë”, tha Kryeministri Kristersson.
Nesër, Kryeministri Kristersson dhe Presidenti Zelenski do të jenë të dy në Bruksel për t'u takuar me udhëheqësit evropianë dhe Koalicionin e të Gatshmëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments