MBRETËRIA E SPANJËS | PAPA LEO XIV-të U TAKUA ME 6 VIKTIMA TË ABUZIMIT SEKSUAL; U TREGUA I PËRKUSHTUAR PËR TË SHËRUAR PLAGËT E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Këtë pasdite, në Nunciaturë, Papa Leo XIV-të u takua me gjashtë viktima të abuzimit në Kishën e Spanjës, i shoqëruar nga personeli i kishës i përkushtuar për të mbështetur viktimat.
Gjatë bisedës, e cila zgjati gati një orë, secili prej të pranishmëve, duke u nisur nga përvojat e veta të dhimbshme personale, ofroi disa propozime për ta bërë përgjigjen e Kishës më efektive.
Papa Leo XIV-të siguroi angazhimin e tij për të siguruar që propozimet e marra të shërbejnë si bazë për përpjekje të mëtejshme dhe që Kisha të jetë vërtet një vend i sigurt dhe i shëndetshëm shpirtërisht, ku plagët gjejnë ngushëllim dhe shërim”.
Kështu njoftoi Vatikani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments