MBRETËRIA E SPANJËS | PAPA LEO XIV-të: SHUMË TË VARFËR PËRJASHTOHEN NGA STRUKTURAT EKONOMIKE DHE INSTITUCIONALE EDHE PSE JANË TË AFTË DHE TË VIRTYTSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 7
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Dua ta pyes veten me zë të lartë; kush është i përjashtuar pavarësisht virtyteve dhe aftësive të tij?
Nuk mund ta injorojmë faktin se gjendja e vështirë e të varfërve përfaqëson një britmë që gjatë gjithë historisë njerëzore sfidon vazhdimisht jetën tonë, shoqëritë tona, sistemet tona politike dhe ekonomike dhe Kishën”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë një takimi me botën e kulturës, artit, ekonomisë dhe sportit në Madrid.
“Strukturat ekonomike dhe institucionale janë të drejta vetëm në masën që i shërbejnë zhvillimit integral të personit dhe nxisin pjesëmarrjen e përgjegjshme të të gjithëve”, tha Papa Leo XIV-të, duke cituar enciklikën e tij të fundit “Magnifica Humanitas”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments