MBRETËRIA E BASHKUAR | PËR HERË TË PARË QEVERIA KA MË SHUMË GRA SESA BURRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qeveria e re e kryeministrit Endi Bërnem (Andy Burnham), për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, ka më shumë gra sesa burra në radhët e saj.
Nga 23 anëtarët e Kabinetit, përfshirë kryeministrin, 12 janë gra dhe 11 janë burra.
Edhe pse prania e grave në katër rolet kryesore në krye të ministrive më të rëndësishme - Thesari, Punët e Brendshme, Punët e Jashtme dhe Mbrojtja - ka rënë nga tre në një krahasuar me qeverinë e mëparshme të ish-kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer).
Ndër figurat e shquara në ekipin e Burnham janë sekretarja e Brendshme Shabana Mahmud (Mahmood), sekretarja e Shëndetësisë Ivet Kupër (Yvette Cooper), Anxhela Rejnër (Angela Rayner), drejtoresha e Strehimit (një çështje kyçe për politikat publike të kryeministrit të ri), Ljusi Pauell (Lucy Powell), sekretarja e Arsimit dhe Luiz Hejg (Louise Haigh), kancelarja e re e Dukatit të Lengkëstërit (Lancaster), koordinatore e Zyrës së Kabinetit dhe sekretare e Parë e Shtetit (një lloj zëvendëskryeministri de facto).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments