top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEIR STARMER E PRITI NGROHTËSISHT PRESIDENTIN UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI NË DAUNING STRITIT (DOWNING STREET) 10 PËR SAMITIN KATËRPALËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri britanik Keir Starmer e priti ngrohtësisht Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski jashtë hyrjes së Dauning Stritit (Downing Street) 10, pranë një peme të madhe Krishtlindjesh, për samitin katërpalësh me Presidentin francez Emanuel Makron dhe Kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), i cili, kishte mbërritur më parë në rezidencën e kryeministrit në Londër.


Takimi u përqendrua në raundin e fundit të negociatave për t'i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas.


Takimi i udhëheqësve evropianë në formatin E3 me Presidentin Zelenski na lejoi të vazhdojmë të punojmë së bashku mbi planin amerikan, me qëllim përfundimin e tij me kontributet evropiane, në koordinim të ngushtë me Ukrainën”, tha një burim informimi nga Pallati Elize (Elysée).


Puna, po finalizohet në përgatitje të shkëmbimeve midis evropianëve, amerikanëve dhe ukrainasve, të cilat, duhet të lejojnë një konvergjencë më të ngushtë në ditët në vijim.


Puna në vazhdim do të jetë më e thellë për t’i siguruar Ukrainës garanci të forta sigurie dhe për të planifikuar masa për rindërtimin e Ukrainës”, vuri në dukje më tej burimi i informacionit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page