MBRETËRIA E BASHKUAR | ARMANDO XEKA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 35 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan me qëllim ektradimin drejt Republikës së Shqipërisë të:
1- Z. Armando Xeka, me moshë 33 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar; ndaj tij autoritetet shqiptare të drejtësisë penale kanë shqiptuar dënim penal me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie për shkelje penale të lidhur me evazionin fiskal të kryer në bashkëpunim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments