MBRETËRIA E BASHKUAR | ALFRED MAÇI PRITET TË EKSTRADOHET DREJT AUTORITETEVE SHQIPTARE TË DREJTËSISË PENALE.


Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të pushtetit gjyqësor “City of Westmister Magistrate Court” shqiptuan vendim për ekstradimin drejt autoriteteve shqiptare të drejtësisë penale të:
1- Z. Alfred Maçi, qytetar britanik me kombësi shqiptare, me moshë 36 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në trafiqe emigrantësh drejt ShBA-ës dhe Kanadasë gjatë harkut kohor që fillon nga muaji tetor i vitit 2023 deri në muajin prill të vitit 2025.
Si subjekt i përshirë në të njëjtën veprimtari kriminale konsiderohet edhe:
1- Z. Hazir Maçi dhe disa subjekte të tjerë (meshkuj + një femër), ndaj të cilëve janë ndërmarrë procedura penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments