MASAKRA NË GRAC | 10 TË VDEKUR + 30 TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 10
- 2 min read

OPERACION I MADH POLICOR NË SHKOLLËN E GRACIT | 5 TË VDEKUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI.
Grac, Austri | Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në Shkollën e Mesme Federale Dreierschützengasse në Grac (Graz).
“Disa shërbime emergjente dhe policia Cobra janë në aksion”, thuhet në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
Sipas një raporti në entin mediatik “Kronen Zeitung”, duket se është një seri të shtënash me të paktën pesë viktima.
Autori thuhet se është qëlluar të paktën një herë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Përditësim | 10 qershor, ora 14:26: Sipas informacionit të dhënë nga spitalet e Gracit për ORF, afërsisht 30 persona të plagosur ndodhen në spitale të ndryshme. Sipas agjencisë së lajmeve “APA”, dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Përditësim | 10 qershor, ora 14:13: Sipas ORF, autori i sulmit bleu të paktën një nga armët vetëm pak ditë para sulmit. Media të tjera austriake po raportojnë në mënyrë të ngjashme.
Policia konfirmon numrin e viktimave në Grac (Graz).
Përditësim | 10 qershor, ora 13:57: Në Platformën X, policia po njofton numrin e të vdekurve në Graz.
“Janë konfirmuar dhjetë viktima - përfshirë autorin e krimit - dhe disa të plagosur rëndë”, shkroi policia.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments