top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MALISHEVË: U ARRESTUA ERVISE MORINA | AKUZOHET SE KREU VJEDHJEN E 130 MIJË € QË I PËRKISNIN PUNËDHËNËSIT TË SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24
  • 1 min read
ree

Malishevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Znj. Ervise Morina.

 

Ajo akuzohet se ka vjedhur shumën e të hollave prej 130 mijë €.

 

Në datën 23 prill të vitit 2025 viktima e veprës penale kreu kallëzim penal në Stacionin Policor në Malishevë.

 

Sipas deklarimeve të viktimës punëmarrësja e saj duke shpërdoruar autorizimin dhe qasjen në sistemin e subjektit “Western Union”, ka tërhequr të holla deri sa shuma totale ka shkuar në 130 mijë €.

 

Ajo është nën hetim penal për shkelje penale të parashikuar si:

1- Keqpërdorim i besimit”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page