MAIEMI (MIAMI) | U ARRESTUAN VËLLEZËRIT ENDRJU TEIT (ANDREW TATE) DHE TRISTAN TEIT (TATE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Maiemi (Miami), Amerikë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Departamenti i Policisë së Maiemit) mbështetur mbi një kërkesë proceduriale penale të autoriteteve britanike të hetimit penal, arrestuan vëllezërit:
1- Z. Endrju Teit (Andrew Tate).
2- Z. Tristan Teit (Tate).
Akuzat penale kundër të dyve nuk janë bërë publike, por z. Endrju (Andrew) Tate është akuzuar për përdhunim, organizim ose ndihmë në trafikimin me qëllim shfrytëzimin seksual, sulm që shkakton dëmtime trupore dhe 19 akuza penale të tjera.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments