LLUKASHENKO “I ZGJAT DORËN” POLONISË | “KËRKON PAJTIM”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11, 2023
- 1 min read

Minsk, Bjellorusi | Presidenti bjellorus ka hapur një kanal me qeverinë e Varshavës për të lehtësuar tensionin në kufi. Kërkohet pajtimi midis Minskut dhe Varshavës, pasi Polonia ka urdhëruar vendosjen e 10 mijë ushtarëve në kufirin me Poloninë.
Vetë presidenti Lukashenko “zgjat dorën” e pajtimit. “Ne duhet të flasim me polakët”, tha z. Lukashenko, duke njoftuar se ai i kishte kërkuar qeverisë së tij të kontaktonte autoritetet e Varshavës në lidhje me tensionet në kufi. Në fund të fundit, “ne jemi fqinjë dhe fqinjët nuk i zgjedhim dot”, shpjegoi ai.
“Le ta afrojmë ushtrinë pranë kufirit me Bjellorusinë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, deklaroi pak ditë më parë ministri polak i Mbrojtjes Baszczak, duke njoftuar vendosjen e ushtarëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments