LITUANIA NDIHET E KËRCËNUAR NGA RUSIA; U LARGUA NGA TRAKTATI I BOMBAVE THËRRMUESE | MINISTRJA E MBROJTJES E LITUANISË DOVILE SAKALIENE THA: JEMI GATI TË PËRDORIM GJITHÇKA PËR TË MBROJTUR VENDIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 6
- 1 min read

Vilnius, Lituani | Lituania ka braktisur konventën ndërkombëtare që ndalon municionet thërrmuese, duke përmendur shqetësimet e sigurisë mbi Rusinë fqinje.
Masa, e cila, ishte parashikuar gjerësisht, kishte tërhequr kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.
Megjithatë, Vilniusi ka thënë se dëshiron të forcojë mbrojtjen e tij pas pushtimit rus të Ukrainës, nga frika se mund të bëhet objektivi i ardhshëm i Moskës.
“Vendimi - tha ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Dovile Sakaliene për ‘Ziniu Radio’ - është një mesazh strategjik se ne jemi gati të përdorim absolutisht gjithçka për të mbrojtur vendin”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments