LIBAN | TË PAKTËN 2124 SUBJEKTE JANË VRARË QË NGA 2 MARSI (PËRFSHIRË 168 FËMIJË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 14
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Të paktën 35 veta janë vrarë në sulmet ajrore izraelite kundër Libanit në 24 orët e fundit”.
Kështu tha Ministria e Shëndetësisë libaneze në përditësimin e saj të përditshëm, ndërsa zyrtarët libanezë dhe izraelitë takohen në Uashington, D.C., për të diskutuar bisedime të mundshme për armëpushim- raportoi enti emdiatik amerikan “Cnn”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sulmet ajrore të vendit kundër Libanit kanë vrarë të paktën 2124 persona që nga 2 marsi.
Viktimat përfshijnë 168 fëmijë dhe të paktën 88 punonjës shëndetësorë.
Izraeli filloi sulmet kundër asaj që i quan objektiva të Hezbollahut të mbështetura nga Irani në vend pak më shumë se gjashtë javë më parë dhe ka vazhduar të kryejë bastisje edhe pas armëpushimit aktual midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments