LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: MBI 1400 TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE QË NGA FILLIMI I LUFTËS; MES VIKTIMAVE 126 FËMIJË.

Bejrut, Liban | “Numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Liban ka tejkaluar 1400”.
Kjo u njoftua në një përditësim të botuar sot nga Ministria e Shëndetësisë libaneze dhe e shqyrtuar nga enti mediatik amerikan “CNN”.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga një total prej 1422 personash të vrarë në sulmet ajrore të ndërmarra që nga 2 marsi, kur Izraeli filloi të godiste objektivat që i përcakton si Hezbollah, kishte 126 fëmijë, të paktën 54 punonjës shëndetësorë dhe 93 gra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments