LIBAN | GJASHTË TË VRARË NGA SULMI IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | Mbrojtja Civile Libaneze njoftoi se ka nxjerrë trupat e gjashtë personave nga rrënojat e një shtëpie të goditur nga një sulm izraelit mbrëmë në një fshat jugor.
“Në një deklaratë, Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin gjashtë trupa nga rrënojat, si dhe tre persona të plagosur”, në fshatin Maruanie, pranë Saida-s.
Agjencia Kombëtare e Informacionit raportoi të hënën në mbrëmje një sulm ndaj fshatit, i cili së bashku me 15 të tjerë ishte vendosur nën një urdhër evakuimi izraelit në orët e para të mëngjesit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments