top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË | GËZIM TUCI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; ARTUR PRENDI U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik mbeti i vdekur:

1- Z. Gëzim Tuci, me moshë 50 vjeç.


U shoqërua për intervistim policor:

1- Z. Artur Prendi, me moshë 42 vjeç.


Njoftim | Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën.


Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page