LEGJENDA E MUZIKËS HEAVY METAL OZI OSBURN (OZZY OSBOURNE) VDIQ | NJIHEJ SI “PRINCI I ERRËSIRËS”; JETOI I ALKOLIZUAR DHE I DROGUAR; TEJÇOI KUMTE LUCIFERIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22
- 3 min read

Londër, Britania e Madhe | Një zë unik në historinë e rock-ut, i aftë të shënonte një epokë me profilin e tij si një kafshë skene e pakrahasueshme dhe stigmën e një artisti të mallkuar, midis alkoolit, drogës dhe mesazheve (të supozuara) luciferiane.
Bota e muzikës dhe miliona fansa në të gjithë botën po i thonë lamtumirë Ozi Ozburnit (Ozzy Osbourne), legjendës së heavy metal-it dhe vokalistit të hershëm të grupit britanik Black Sabbath, i cili, vdiq sot në moshën 76 vjeç pas një jete plot sukses dhe teprime, të përmbledhura në etiketën satanike “Prince of Darkness”, të cilën, e përdori si emër të mesëm gjatë kulmit të tij.
Lajmi u njoftua fillimisht nga familja e tij në Mbretërinë e Bashkuar, më pas u përhap në SHBA - ku ai jetoi prej kohësh - dhe gjetkë në të gjithë botën.
“Me një trishtim të pashpjegueshëm njoftojmë se Ozi Osborn (Ozzy Osbourne) ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes.
Ai ishte me familjen e tij, i rrethuar nga dashuria. U kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë tonë në këtë kohë”.
Ky mesazh i shkurtër, shkaktoi shpërthimin e pashmangshëm të pikëllimit dhe festimit nga shumë muzikantë të tjerë, figura publike dhe njerëz të zakonshëm.
I lindur në Birmingham në vitin 1948 në një familje angleze të klasës punëtore dhe i regjistruar si Xhon Majll Osborn (John Michael Osbourne), ai zbuloi muzikën si adoleshent duke dëgjuar Bitllsat (Beatles).
Debutimi i tij në skenën e madhe erdhi në vitin 1970, me themelimin e Black Sabbath në qytetin e tij të lindjes.
Ai ishte një grup pionier i hard rokut (hard rock) dhe hevi metalit (heavy metal) i themeluar mbi hirin e një grupi të parë rinor, Polka Tulk Blues Band, së bashku me vendasit e Birminghamit Tony Iommi (një kitarist me rrënjë italiane dhe bashkautor i shumë hiteve), Geezer Butler (basist) dhe Bill Ward (baterist).
Kjo aventurë u shënua nga një prani provokuese dhe e bërtitur në skenë, por edhe nga një kapacitet i jashtëzakonshëm për inovacion muzikor, i lindur nga huazimi i emrit të grupit nga përkthimi amerikan i një filmi horror të Mario Bavës (Bava) “The Three Faces of Fear”.
Dhe menjëherë rezultoi në albume që shitën dhjetëra miliona kopje, të tilla si Black Sabbath, Paranoid, Master of Reality dhe Sabbath Bloody Sabbath.
Si vokalist i grupit dhe udhëheqës në skenë, Ozi qëndroi me shokët e tij të grupit nga Birminghami nga viti 1970 deri në vitin 1978.
Ai u përjashtua praktikisht pasi u zhyt në një vorbull varësie, nga alkooli te droga.
Pasoi një periudhë e pasigurt për shëndetin e tij mendor, e ndjekur nga një rikuperim nën kujdesin pragmatik të gruas së tij Sharon, e cila u bë edhe menaxherja e tij.
Me inkurajimin e saj, ai u rikuperua, ndryshoi shtëpi diskografike, u zhvendos përgjithmonë në Amerikë dhe nisi një karrierë të re solo në vitet 1980: një karrierë në përgjithësi jo më pak e suksesshme, e shënuar nga bashkëpunime të ndryshme, megjithëse jo pa ulje-ngritje të saj.
Nuk ka pasur mungesë të ribashkimeve sporadike me Black Sabbath, që nga i pari pas paqes së vitit 1985, deri te të tjerë të vulosur gjatë turneve dhe koncerteve midis viteve 1997 dhe 2006.
Por nuk është publikuar asnjë album i ri kolektiv, i papublikuar.
Deri në ndërprerjen e parë në vitin 2010, rikthimin përfundimtar me Black Sabbath në vitin 2011 dhe njoftimin e shpërbërjes së grupit në vitin 2017.
Menjëherë pas kësaj, Ozi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, e cila, do të shënonte përkeqësimin progresiv të shëndetit të tij në vitet e fundit, drejt rezultatit të tij përfundimtar.
Një trajektore e ndërprerë, megjithatë, vetëm dy javë më parë, më 5 korrik, nga një koncert lamtumire i paharrueshëm i organizuar në nder të tij para një turme fansash të vjetër e të rinj në Villa Park, stadiumin e Aston Vilës (Villa) në Birminghamin e tij të lindjes.
Një homazh i dëshiruar fort nga Sharon dhe Tony Iommi, i cili, pa formacionin origjinal të grupit të ribashkuar, të plakur por jo të zbutur, dhe gjatë të cilit Princi i vjetër i Errësirës derdhi energjitë e tij të fundit, sa më shumë që të ishte e mundur, së bashku me tre të tjerët.
Ata ndanë skenën me grupe të tjera legjendare, të lindura nga përvoja e tyre, nga Metallica te Guns N' Roses, Slayer, Pantera dhe të tjerë.
Protagonistë të një lamtumire që sot bëhet përfundimtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments