LAGJJA VETERNIK; PRISHTINË | HEKURAN HOXHA (NGA GJAKOVA) U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Lagjja Veternik, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Hekuran Hoxha, sipërmarrës tregtar, nga Gjakova, garues për deputet në listën e subjektit politik pushtet-kërkues “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, u gjet i vdekur, nga plagë të shkaktuara me armë zjarri.
Kufoma e tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me sa më sipër, po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim i vdekjes”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments