top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“LAGJJA ULPIANË”; PRISHTINË | AUTOMJETI ME TARGË 01-530-IY ISHTE I PRANISHËM NË NJË VENDNGJARJE KU U SHTI ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 1 min read

Lagjja Ulpianë”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:

1- Pranë shkollës “Hasan Prishtina” pati të shtëna me armë zjarri rreth orës 23:00, të datës 11.06.2025.


Disa subjekte që qarkullonin me automjete fillimisht patën një debat mes tyre, por, më pas, situata u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit.


Automjetet u larguan nga vendi ku u kryen qitjet, por, Policia vendore mësoi se një nga automjetet mbante targën 01-530-IY.


Nuk pati viktima.

As të plagosur.


Policia vendore u është vënë në ndjekje me qëllim që t'i bëjë objekt të veprimeve proceduriale penale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page