LAGJJA PILASTRO; BOLONJË | ABDERRAHIM FAKIR VDIQ GJATË NJË OPERACIONI POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 19
- 1 min read

Bolonjë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Z. Abderrahim Fakir, me moshë 43 vjeç, qytetar markoken, vdiq gjatë një operacioni policor, në lagjen Pilastro.
Ai bërtiste: “Ndihmë, mjaft, mjaft”.
Thuhet se e goditi makinën e policisë me grusht; punonjësit e Policisë (në prani të ndihmësve mjekësorë) e spërkatën me sprej me piper dhe e lidhën me lidhëse.
Sipas informacioneve fillestare, më pas ai u ndje keq dhe vdiq.
Të afërmit e tij, një vëlla dhe një motër, raportuan se ai kishte edhe probleme shëndetësore.
Autoritetet gjyqësore do të urdhërojnë një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
“Nuk do të pushoj derisa për vëllain tim të merret hak. Nuk do të pushoj”, tha motra e tij.
“Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Ata, policia, e dinë çfarë ka ndodhur.
Morëm telefonatën se ai kishte vdekur. E prangosën dhe ai vdiq. E sulmuan. E vranë dhe e rrahën; ka dëshmitarë.
Ai gjithmonë kërkonte ndihmë. Nuk bënte asgjë, vetëm kërkonte ndihmë. Ishte pak i shqetësuar, kërkonte ndihmë, ndihmë, ndihmë”, tha ajo.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments