LAGJJA “PAVARËSIA NR. 3”; VLORË | NJË SHPËRTHIM ME LËNDË PLASËSE NGJAU NË NJË NJËSI SHËRBIMI (LOKAL) NË ZOTËRIMIN E ISH-PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT GRANIT PECI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 55 minutes ago
- 1 min read

Lagjja “Pavarësia Nr. 3”, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një shpërthim me lëndë plasëse ngjau në një njësi shërbimi (lokal) në zotërimin e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit Granit Peci.
Si pasojë, pati dëme materiale.
Njoftim | Sot, rreth orës 03:45, në lagjen "Pavarësia 3", në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments