LAGJJA “KRASTAFILAK”; MALIQ | IGLI KLOGJERI U KONSTATUA I VDEKUR.


Lagjja “Krastafilak”, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një incidenti mbeti i vdekur:
1- Z. Igli Klogjeri, me moshë 44 vjeç.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve, të rrethanave dhe të dinamikës së incidentit vdekjeprurës.
Njoftim | Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments