top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “HYSNI KAJTAZI”; FERIZAJ | JUSUF IDRIZI U PROCEDUA PENALISHT; DY VERPA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6
  • 1 min read
ree

Lagjja “Hysni Kajtazi”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:

1- Z. Jusuf Idrizi.


Gjatë kontrollit në objektin në zotërimin e tij (që dyshohet se përdorej si ofiçinë për riparim armësh zjarri) iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Tetë (8) armë zjarri të gjata (krahu).

2- Tre armë zjarri të shkurtra (brezi).

3- Municion luftarak.

4- Pjesë këmbimi për armë zjarri.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

2- Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page